Kërkuan rritje PAGE dhe kushte më të mira PUNE/ “Tete Albania” pushon nga PUNA minatorët e Spaçit, ata nuk e ndalin protestën!

17 Tetor 2025, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eyup Batal:

Edhe sot, pavarësisht motit me shi, minatorët e minierës së bakrit në Spaç janë grumbulluar që në orën 6 të mëngjesit në sheshin përpara minierës, ku vazhdojnë protestën e tyre.

Dje, punëdhënësi “Tete Albania” ka shpërndarë në grupet e komunikimit letra për largim të menjëhershëm nga puna, çka ka shkaktuar edhe më shumë pakënaqësi.

Kjo ka bërë që sot të solidarizohen me minatorët edhe punëtorë të tjerë shqiptarë, përfshirë dhe pjesë të administratës. Ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Kërkuan rritje PAGE dhe kushte më të mira PUNE/ “Tete
Pronari: Eyup Batal

Komisioni i grevës ka publikuar dje një dokument me 10 pika, ku renditen kërkesat që duhet të plotësohen për ndërprerjen e protestës.

Kërkuan rritje PAGE dhe kushte më të mira PUNE/ “Tete
FOTO: Minatorët në protestë

Aktualisht janë 78 minatorë të nëntokës që kërkojnë dialog, por sipas tyre, punëdhënësi po vazhdon me forma presioni e kërcënimi, madje edhe me përfshirjen e policisë./VoxNews



Video