Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të madhe mish pule të ngrirë të importuar nga Brazili për shkak se ka rezultuar me salmonelë.
Ngarkesa prej mbi 18 tonësh fileto pule është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Sasia ka hyrë në Shqipëri më 11 mars, ndërsa një pjesa e madhe e sasisë prej 13.1 tonë hedhur në treg dhe konsumuar.
AKU nuk tregon se kush është kompania që e ka hedhur në treg fileton me salmonelë duke mos dhënë asnjë transparencë për konsumatorin.
Kompania që ka hedhur në treg fileton e pulës me salonelë është AMG, ose e njohur me emrin tregtar si ‘Dimal’.
5.2 ton fileto pule u bllokuan, ndërsa 13.1 ton dolën në treg.