Tërmeti në Mianmar, Ministria e Jashtme: Nuk raportohet për shqiptarë të prekur

28 March 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti në Mianmar, Ministria e Jashtme: Nuk raportohet për

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Myanmarin, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Sipas informacioneve nga Ministria e Jashtme, deri tani nuk raportohet për shtetas shqiptarë të prekur nga lëkundjet sizmike.

Autoritetet lokale janë në procesin e vlerësimit të situatës, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të ndihmuar të prekurit.

Ministria e Jashtme shqiptare vijon të monitorojë zhvillimet dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për çdo rast të mundshëm.


Video