Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë

10 Mars 2026, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një sasi lënde plasëse raportohet të ketë shpërthyer orët e para të ditës së sotme në rrugën “Vasil Ndocka” në kryeqytet.

Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti të parkuar në pronësi të Oltjon Klosit. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video