Ylli Manjani: Lajmi më fantastikoshkencor nga Apeli i GJKKO

9 Mars 2026, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-zv.kryeminstres Belinda Balluku, i cili sërish la në fuqi pezullimin nga detyra për deputeten socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon vendimin e kësaj gjykate.

Sipas tij, edhe pse Balluku është larguar nga detyra, ajo sërish pezullohet nga Apeli i GJKKO.

"Prit ore prit njëherë, se lajmi më fantastikoshkencor qenka ky i apelit të GJKKO.

Megjithëse Belinda Balluku nuk ka më detyrë ekzekutive, gjykata e ka lënë prap në fuqi pezullimin nga detyra.

Çfarë drejtësie!

Gjykata të gjykon edhe kur të mos jesh, jo thjesht në detyrë po as në këtë botë...

Vetëm mllefi ndaj personit e justifikon këtë budallëk juridik", shkruan ai.


Video