VIDEO/ Foka e rrallë gjendet e ngordhur në Orikum, një ditë më parë ishte filmuar në Karaburun!

9 Mars 2026, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foka

Një fokë e ngordhur është gjetur brenda ambienteve të Bazës Ushtarake të Pashalimanit.

Dyshohet në mënyrë paraprake se mund të jetë dëmtuar nga peshkimi me eksploziv (dinamit), por kjo nuk është konfirmuar, apo dhe e ngordhur.

Një ditë më parë, kafsha është parë duke notuar në mënyrë të pazakontë pranë gadishullit të Karaburunit nga të huaj që kanë eksploruar këtë zonë, ndërsa sot është gjetur në breg e ngordhur.


Specialistët e Agjencia e Zonave të Mbrojtura po shqyrtojnë rastin dhe pritet një verifikim për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së saj.

VIDEO/ Foka e rrallë gjendet e ngordhur në Orikum, një ditë

Kujtojmë se fokat janë shfaqur kohët e fundit në ujërat detare të gjirit të Vlorës.

Para disa ditësh, një tjetër fokë u filmua duke u ushqyer me një oktapod, ndërsa para dy vitesh një tjetër fokë është afruar brenda ambienteve të ankorimit të skafeve, në Radhimë.


Video