Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Flodian Plaku dhe ish-shefi i krimeve, Rezart Kuçi.
SPAK arriti të zbardhë se, pas 2 atentateve mafioze të ndodhura në Vlorë 5 vite më parë, atë të Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt, fshihet Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal.
SPAK thotë se Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodoshaj, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, kanë organizuar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët.
Njoftimi i SPAK për zbardhjen e vrasjeve të Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt
“Vrasja me paramendim”, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gentjan Qarri më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 333/a dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasi B.B
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B.
Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet.
Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.