Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306 mijë euro! ...
8 Qershor, 15:16Fokus
57-vjeçari Pëllumb Muska, i cili drejtonte mjetin që aksidentoi një ditë më parë 39-vjeçaren Nertila Abazaj në aksin Levan-Tepelenë, është arrestuar.
Mbi të rëndon akuza “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.
Ai dhe pasagjeri në makinën e tij, Sadik Rama janë ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi të dielën në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.
Automjeti i Abazajt doli nga rruga për të hyrë në autostradë dhe menjëherë është plagosur nga një furgon. 39-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.