Plagoset me armë zjarri 39-vjeçari turk në Tiranë

9 March 2026, 20:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë zjarri 39-vjeçari turk në Tiranë
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë.

I plagosur ka mbetur një shtetas turk, 39 vjeç.

"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.


Video