Shpërthen në flakë banesa në Vlorë, vdes një person (EMRI)

2 Prill 2024, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto nga vendngjarja

Një person ka humbur jetën nga flakët që kanë përfshirë një banesë ditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë sheshit “Omonia” në lagjen 28 Nëntori, ku flakët kanë përfshirë një apartament.

Paraprakisht raportohet se viktimë ka mbetur një i moshuar, i identifikuar si Guri Resulaj, rreth 75-vjeç, për shkak të asfiksisë nga tymi.

Forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

"Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik)", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Pamje nga vendngjarja:

Video