Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija.
Po ashtu Ndoci akuzohet si pjesë e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia.
Implikmi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës. Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje ka marrë pjesë edhe Altin Ndoci.
Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës.
Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.
Ndërkohë, Vox News mëson se Gjykata ka vendosur dënimin me 25 vite burg për Klevis Allën, 6 vite burg për Besian Xhixhën si dhe 5 vite për Enver Divën.
Sipas Prokurorisë Klevis Alla ka kryer edhe veprime të tjera sa i takon vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.