Vrasja e 18-vjeçarit, merren në pyetje autorët dhe vajza e përfshirë: Na e bënë me shenjë nga xhami...

2 Prill 2024, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aurelio Dervishi

Policia e Tirarës ka arrestuar ditën e djeshme katër të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aureljo Dervishit. 

Ata akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim.

Ditën e nesërme ata pritet të dalin para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë.

Të rinjtë e arrestuar kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktit që janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur dhe më pas kanë thënë “ndodhi ajo që ndodhi”.

15 vjeçari i arrestuar ka pranuar se ai e ka qëlluar më thikë Aurelio Dervishin.

Vox News mëson se në pyetje është marrë edhe 16- vjeccarja, e cila ka thënë se është e lidhur me Frensis Shehu, shokun e autorit të vrasjes .

Kjo e fundit ka thënë se ka qenë në makinë më 18 vjeçarin Aurelio Dervishin, për shkak të miqësisë që kishte me të dhe për shkak se ishin afër me lagjet.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.

Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në Audin me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16 vjeçare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin. Në këtë moment sipas dëshmisë se vajzës ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik.

Deri më tani nga dëshmitë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që kanë patur konflikte të mëparshme.

 

Video