Aksidenti me 8 të VDEKUR/ Makina me klandestinë po i ikte policisë, kush është shoferi nga Shkodra që humbi jetën

2 Prill 2024, 07:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e shkatërruar

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë - Përmet, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Drejtuesi i mjetit, Sokol Ismeti ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë.

Të 8 viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ka pasur vështirësi edhe në nxjerrjen e trupave.

 

Video