Daily Mail: Shqiptari që përdhunoi nxënësen dhe gënjeu se është kosovar për të fituar azil, nuk e humbet shtetësinë britanike

1 Prill 2024, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjin Gjergji

Një shqiptar i dënuar për përdhunimin e një nxënëseje në Britaninë e Madhe duket se nuk do ta humbasë nënshetësinë, të cilën e kishte përfituar duke gënjyer se ishte shtetas i Kosovës.

Daily Mail raporton se 52-vjeçari Gjin Gjergji, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2000 duke u paraqitur si shtetas i Kosovës që po i shpëtonte luftës, nuk do ta humbasë shtetësinë pavarësisht apelit të 'Home Office '.

Me shpresën për ta dëbuar pas dënimit me burg për 6 vite, një tribunal për emigrantët konkludoi se do të ishte 'e padrejtë' t'i hiqej pasaporta britanike Gjergjit, pavarësisht zbulimit se kishte mashtruar kur aplikoi për azil.

I konfrontuar nga gazetarët e Daily Mail, shqiptari nuk kurseu ironitë.

''Jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu", tha ai.

Gjergji tha se besonte se ka të drejtë të qëndrojë në Britani, sepse ai ka një familje këtu dhe vendlindja e tij Shqipëria është shumë e rrezikshme.

"Ka shumë njerëz të këqij atje", shtoi ai.

Video