EMRI/ Dyshohet për 7 vjedhje në Greqi, arrestohet ‘SKIFTERI’ shqiptar që bënte kërdinë!

1 Prill 2024, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia greke ka identifikuar autorët e 7 vjedhjeve në zonën e Thesprotisë dhe ka arritur të vërë në pranga njërin prej tyre.

Policia fillimisht ma tentuar të ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin se kishin vjedhur një orë dore në një banesë në Perdhika.

Pas ndjekjes është arritur të kapet një prej të dyshuarve, i identifikuar si Adenis Binjaku, 30 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër, i identifikuar më pas si Arben Qosja, 49 vjeç, arriti të largohej duke shfrytëzuar errësirën dhe zonën e pyllëzuar.

Hetimet e mëtejshme të policisë zbuluan se ata janë autorë të vjedhjeve të 7 banesave në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27-31 mars. Nga këto banesa të dyshuarit kanë arritur të marrin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

Gjatë kontrollit personal të Adenis Bibjakut, i cili rezulton se ndodhej në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm, janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, çift dorezash, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba.

Video