Abuzimi me të dhënat personale / Ndërmjetësuesit e pronave kanë dijeni, shkak informaliteti

1 Prill 2024, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reinaldo Pipiria, Drejtorin Ekzekutiv të NAREA

Pas rekomandimit të Komisionerit për mbrojtjen e dhënave personale në sektorin e pasurivë të paluajtshme, Top News kontaktoi me Reinaldo Pipiria, Drejtorin Ekzekutiv të NAREA. Në reagimin e tij, Pipiria thekson se sektori i pasurive të paluajtshme është në dijeni të plotë të problematikave të vërejtura nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat kanë rezultuar pas monitorimit të mënyrës sesi operon tregu imobiliar.

Duke qënë se tregu i pasurive të paluajtshme është rregulluar ligjërisht pak vite më parë, problematika të tilla mbeten ende për t’u zgjidhur dhe për të qënë në fokus të veçantë të zyrave imobiliare – thekson Pipiria. Ndër të tjera komisioneri kërkonte të ndërmerren masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale.

Krahas dakordësisë së plotë për shtrëngimin e masave për ruajtjen e të dhënave personale, duke e analizuar situatën në një panoramë më të gjerë, Pipiria shprehet se duhet të punohet edhe në drejtim të formalizimit të plotë të këtij sektori, në mënyrë të tillë që konkurenca e paformalizuar dhe shtrëngimi i detyrimeve ligjore të mos dekurajojë biznesin i cili ecën në çdo hap në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe paguan rregullish detyrimet ekonomike.

Video