Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistakat e punës së saj gjatë muajit Mars.
Kjo Agjenci njofton se gjatë këtij muaji ka pasur 22 referime në Prokurori për 45 punonjës policie dhe 1 punonjës të Gardës si dhe janë marrë disa vendime nga ana e Komisionit Disiplinor.
Njoftimi i AMP
Publikohen statistikat nga veprimtaria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për muajin mars 2024.
“Në kuadër të transparencës dhe forcimit të besimit të publikut tek AMP-ja paraqesim të dhëna statistikore nga veprimtaria e strukturave tona në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për zbatimin e ligjit”, thekson AMP-ja.
Gjatë muajit Mars janë kryer 22 referime në Prokurori për 45 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si edhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas AMP-së, janë arrestuar në flagrancë 5 persona ( 1 punonjës policie dhe 4 shtetas). Gjithashtu, janë kryer 6 inspektime të paplanifikuara të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP.
Për muajin mars Komisioni Disiplinor ka vendosur:
"Përfundimin e hetimit" për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për shkelje të lehtë për 2 punonjës policie.
"Fillimin e hetimit disiplinor" për Shkelje të Rëndë për 6 punonjës policie,
"Mosfillimin e hetimit disiplinor” pasi nuk konstatohej shkelje për 1 punonjës të Gardës,
"Pezullimin e hetimit disiplinor" deri në përfundim të hetimit penal për 1 punonjës policie.
“Përfundimin e hetimit disiplinor”, për të cilët nuk është konstatuar shkelje disiplinore për 7 punonjës policie.
Ankesat
Janë trajtuar 93 ankesa, nga këto 10 raste ankesa të drejta, 55 raste ankesa të pabazuara, 24 raste ankesa që nuk provohen, si dhe 4 raste ankesa si procedim penal.
Janë administruar 130 ankesa dhe 251 telefonata.