Prangoset 53-vjeçari që përndiqte ish-bashkëshorten në Tiranë!

2 Prill 2024, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ish-bashkëshortja e 53-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj”, njofton Policia e Tiranës.

Video