Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron mot të keq për orët në vijim në të gjithë territorin.
Vendin e pret një fundjavë e paqëndrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës.
Pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.
Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.
