Iu konfiskua "baronit të drogës" Admir Hoxha/ Shteti nxjerr në shitje resortin luksoz, kërkon 7 mln euro

19 November 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu konfiskua "baronit të drogës" Admir Hoxha/ Shteti nxjerr
"Ador Resort"

"Ador Resort” është nxjerrë në shtije për afro 7 milion euro. Kjo është një nga pasuritë më të mëdha të sekuestruar e më pas konfiksuar për llogari të operacionit, ku në Brenog të Hasit u zbulua laboratori i përpunimit të heroinës në Shqipëri.

MCNTV ka siguruar publikimin e bërë nga institucionet shtetërore, ku për pasurinë e cila ishte pronë e Admir Hoxhës, sot në arrati, shteti kërkon një pronar të ri kundrejt vlerës 82.000.000 lekë. “Ador” është me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel dhe ndodhet në Rinas Tiranë. 

Për anëtarët e grupit kriminal që sipas SPAK drejtohej nga Admir Hoxha u dhanë 125 vite dënim.

Më konkretisht, Admir Hoxha 12 vite (në arrati), Gjevi Ndoka 8.8 vite, Altin Avdyli  6.8 vite, Esat Mehmeti  10 vite, Petrit Suljemani 8.8 vite, Sajmir Sulejmani  8 vite, Hajri Seferi 10.8 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4.8 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4.8 vite, Hekuran Hoxha 10.8 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 2 vite, Xhavit Shyti 8 vite, Flamur Çela 8 vite.

Grupi i drejtuar nga Hoxha dhe me praninë e kimistëve turq kishte zgjedhur këtë banesë në të cilën jetonin dy të moshuar Mustafa dhe Anila Shuti, që pasi u arrestua plaku i shtëpisë ishte Gjykata e Kukësit e cila e liroi për shkak të moshës dhe ai ishte një kamuflim nga trafikantët.

Në këtë grup të goditur më 19 tetor 2018 rezultuan të përfshirë edhe Avdylajt e Shijakut si dhe Hekuran Hoxha i njohur si Roni i “Shijakut”.

Në foto-galerinë e mëposhtme janë pamjet e resortit luksoz



Video