Aksident tragjik, makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

19 November 2022, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje këmbësorin
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në afërsi të fshatit Pirg. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video