Policia u vihet në ndjekje, të rinjtë hedhin çantat me hashash në pyll (Video)

19 November 2022, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia u vihet në ndjekje, të rinjtë hedhin çantat me

Tre të rinj nga Bajza e Shkodrës janë arrestuar nga Policia në kushtet e flagrancës, pasi po tentonin të trafikonin drogë drejt Malit të Zi. Siç shihet dhe nga pamjet, të rinjtë lëviznin me një mjet BMW Seria 7 dhe kanë tentuar t’i ikin Policisë, por pa rezultat.

Robinson Malaj, 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malaj, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë, janë arrestuar nga Policia e Shkodrës dhe akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

Shërbimet operacionale të DVKM Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Grabom, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Grabom, me qëllim trafikimin e saj, nëpërmjet kufirit jeshil, në drejtim të Malit të zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grabom”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Robinson Malaj, 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malaj, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Video