Tregtonin ilaçe kontrabandë, këta janë 8 të arrestuarit mes tyre dhe 3 punonjës të shtetit

19 November 2022, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tregtonin ilaçe kontrabandë, këta janë 8 të

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi tregtonin ilaçe kontrabandë. Policia ka bërë me dije se 3 prej tyre janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ky institucion është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

Të arrestuarit janë:

Dragjica Aleksi, 53-vjeç, Cen Miftaraj, 60-vjeç, Dilaver Dorzi, 60-vjeç, Fatmir Reçi, 63-vjeç, Pavlo Vasili, 60-vjeç. Fatbardha Guri, Gëzime Shehu dhe Nikolin Daija, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

 


Video