Dhuna ndaj Adriatik Doçit, shpallet në kërkim një efektiv policie, largoi me motor Redon Skuterën (EMRI)

19 November 2022, 17:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna ndaj Adriatik Doçit, shpallet në kërkim një efektiv
Redon Skutera dhe Adriatik Doçi

Një efektiv policie është shpallur në kërkim në lidhje me dhunimin e gazetarit Adriatik Doçi, mesditën e të dielës së kaluar në Kamzë, pranë banesë së tij.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin, Ermir Doda, efektiv i komisariatit nr.4 në kryeqytet, i proceduar edhe për ndërtim pa leje. Ai akuzohet për veprën penale "përkrahje të autorit të krimit", ndërsa pritet të përjashtohet dhe nga rradhët e uniformave blu.

Doda është kapur nga kamerat e sigurisë duke larguar nga vendi i ngjarjes me motor autorin e sulmit, Redon Skutera, por dyshohet se ka marrë pjesë edhe në vëzhgimin e gazetarit.

32-vjeçari Redon Skutera, i cili njihet dhe me emrin Redon Pëllumbi, është një person me precedentë kriminal, pasi është arrestuar një vit më parë për plagosje me me dashje, por nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. 

Në njoftimin e policisë thuhej se Skutera e ka goditur disa herë me grushte Doçin për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Kujtojmë se pas arrestimit të autorit, Doçi u shpreh sulmi ndaj tij është paguar nga nyje të krimit të organizuar për shkak të detyrës, për të krijuar frikë dhe kufizuar raportimin.


Video