Rikthehet dimri! Korça zbardhet nga bora (VIDEO)

18 March 2025, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet dimri! Korça zbardhet nga bora (VIDEO)
Korçë

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius ditën e sotme moti ka bërë "kthesën" duke i ulur temperatura në - 7 gradë.

Reshje dëbore ka në 6 qytetet e juglindjes ndërsa në lartësitë mbi 1000 dëbora ka shkuar deri në 10 cm.

Sektorët e shërbimeve publike me bashkitë përkatëse shprehen se nuk ka patur probleme me bllokimin e akseve rrugore rurale ndërsa nga OSSHE po punohet në disa fshatra të thellë në Moker dhe Moglice për rikthimin e energjisë elektrike.

Edhe në Pogradec sasia më e madhe e dëborës është në zonën e Mokrës kryesisht asaj të sipërme, sipas të dhënave nga këto zona për momentin nuk shënohen probleme me energjinë apo lëvizjen e mjeteve në rrugë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video