
Aksesi në platformën TikTok do të hiqet përfundimisht brenda 2 javëve.
“Teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Brenda 10-15 ditësh normalisht do të jetë blackout”, tha Rama.
Veç këtij lajmërimi të bërë gjatë një takimi me mësues të qarkut të Fierit, kryeministri komentoi dhe protestën e opozitës që sipas tij tregoi refuzimin e shqiptarëve me forcën që e organizoi, refuzim që kërkon të tregohet me votë dhe në 11 Maj.
Mësuesit e pranishëm që e pyetën se kur do të ndodhë rritja e radhës së pagave të tyre, Rama i siguron se është pjesë e programit qeverisës në mandatin e 4, program që do prezantohet brenda pak ditësh.
Ai tha se socialistët kanë objektiva konkrete dhe reale ndryshe nga sa premtojnë kundërshtarët, përfshirë dhe partitë e reja, që bëjnë siç thotë, premtime sureale.
“Këta që s’kanë asgjë në dorë ta rrisin pensionin sy më sy. Jam i lumtur se jam vënë në kontakt me Lulin se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Parti me babin në listë mund ta bëjë gjithkush”.