Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.
