Reshje shiu dhe shtrëngata, Kuksi dhe Shkodra rrezikojnë për përmbytje

16 January 2024, 07:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reshje shiu dhe shtrëngata, Kuksi dhe Shkodra rrezikojnë për

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 / 14 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


Video