Vrau kunatin që i përdhunonte prej vitesh vajzën e mitur, gjykata greke liron shqiptarin! Familjarët e duartrokasin

15 January 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau kunatin që i përdhunonte prej vitesh vajzën e mitur, gjykata
Fatmir Tarellari në gjykatë

50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke.

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e Fatmir Tarellarit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje duke e përqafuar atë.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje.

Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.


Video