U kapën me 500 bimë kanabisi, tre shqiptarë pranojnë fajin në gjykatën britanike (EMRAT)

15 January 2024, 18:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kapën me 500 bimë kanabisi, tre shqiptarë pranojnë fajin
Shqiptarët u kapën në "shtëpi bari" në Rhyl

Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Britani, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një banesë të Uellsin e Jugut.

Aksioni i policisë në “Albert Street” në Rhyl, zbuloi mbi 500 bimë kanabisi që po kultivoheshin prej tre të rinjve shqiptarë, me një vlerë tregu më shumë se 100 mijë paund.

Nrek Ndoj, 26-vjeç, Edmond Ndoj, 23-vjeç dhe Ertil Loca, 22-vjeç pranuan fajin dhe u dënuan me nga 14 muaj burg secili.

Ata pritet të dëbohen nga Britania e Madhe pasi të kryejnë dënimin.


Video