Gjendet i pajetë i moshuari në Maliq, çfarë dyshohet

15 January 2024, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i pajetë i moshuari në Maliq, çfarë dyshohet
Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në rrugën “Pojan-Zvezdë” të Maliqit.

72-vjeçari i pajetë me iniciale R. M., është gjetur në një kanal. Ai ishte banues në fshatin Pojan.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake nga policia 72-vjeçari dyshohet të ketë rënë në kanal pasi mund të ketë qenë në gjendje të dehur.


Video