Ra aksidentalisht në një kanal vaditës, vdes 51-vjeçari në Krujë

18 August 2022, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra aksidentalisht në një kanal vaditës, vdes 51-vjeçari
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën sot aksidentalisht në Krujë.

Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila me të mbërritur në spital ka nisur punën për të gjetur shkakun e vdekjes së 51-vjeçarit.

Pas verifikimit të fakteve si edhe marrjes në pyetje të familjarëve, policia ka zbuluar se në fakt 51-vjeçari Ylli Tafili kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë.


Video