48-vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det/ Mediat greke anti-shqiptare jehonë: Veprim patriotik

18 August 2022, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
48-vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det/ Mediat greke
48-vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det

Pak ditë më parë, një 48-vjeçar shqiptar hoqi flamurin turk nga një vendroje në Gjirin e Lalzit dhe e hodhi në det.

Ky veprim u publikua në rrjetet sociale, ndërsa policia e arrestoi për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Por ky veprim ka bërë jehonë në mediat greke.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 48-vjeçari nuk e toleroi dot praninë e flamurit turk në plazh, dhe bëri veprimin “patriotik”, ndërsa shqiptarët e kanë “mbështetur atë masivisht”.

Si rrallë herë, veprimi i shqiptarit të arrestuar nga policia për “nxitje të urrejtjes” është bërë kronikë edhe në lajmet e televizionit grek “ANT1” që shquhet për retorikën jo pozitive ndaj shqiptarëve.

48-vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det/ Mediat greke


Video