Do punësohen më shpejt, shkurtohet praktika për mësuesit nga 1 vit në 3 muaj (DUKEMNTI)

18 August 2022, 13:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do punësohen më shpejt, shkurtohet praktika për mësuesit nga
Foto ilustruese

Praktika profesionale e kandidatëve për mësues është shkurtuar nga një vit, në tre muaj. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Kushit, shkurtimi i praktikës mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Ministrja sqaron se shkurtimi i periudhës së praktikës për mësuesit vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës tre muaj.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore).

Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim.

Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave.



Video