FOTO+VIDEO/ Makina e viktimave e mbuluar në gjak dhe "shoshë" nga plumbat, autorët të pamëshirshëm

18 August 2022, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+VIDEO/ Makina e viktimave e mbuluar në gjak dhe
Makina e viktimave

Policia ka larguar nga vendi i ngjarjes makinën e viktimave të atentatit të sotëm në Vlorë, pas marrjes së ekspertizës dhe ka zhbllokuar lëvizjen e mjeteve në autostradë.

Siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, makina tip "Benz" me të  cilin udhëtonin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo është bërë "shoshë" nga plumbat e kallashnikovi dhe në pjesën e jashtme tek vendi i pasagjerit ka dhe njolla të mëdha gjaku.

Viktimat lëviznin gjithmonë me makinë të blinduar, pasi i ruheshin një atentati dhe sapo kanë ndryshuar makinën e blinduar, autorët kanë vënë në zbatim planin duke i ekzekutuar tek mbikalimi i Panamasë.

Ky duket se është një vend i zgjedhur nga ana e autorëve, pasi nuk ka biznese dhe banesa pranë dhe as kamera sigurie.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre autorë, dy në rolin e qitësit dhe një drejtues mjeti. Ata dyshohet se kanë qenë profesionistë, pasi e kanë qëlluar automjetin e viktimave në tre anë, mbrapa, anësore dhe para, si dhe një detja që duhet theksuar është se vetëm dy plumba e kanë zënë makinën tek llamarina dhe të gjithë të tjerët janë zbrazur tek xhamat.

Makina e autorëve tip "BMW" ishte vjedhur disa javë më parë në Durrës. Pas atentatit, autorët e dogjën automjetin në fshatin Çerven të Fierit dhe brenda saj janë gjetur dhe tre kallashnikovë.



Video