Zbulohet një depo me snajper dhe municione luftarake në Tiranë

18 August 2022, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet një depo me snajper dhe municione luftarake në Tiranë
Zbulohet një depo me snajper dhe municione luftarake në Tiranë

Është zbuluar një depo me municione luftarake, armë dhe snajper në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Sipas burimeve në këtë depo dyshohet se përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit.

Deri në këto momente dyshohet se është shoqëruar një person me mbiemër Çaushi dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë që pritet edhe një reagim zyrtar nga ana e policisë.


Video