Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Ish-prokurori parashikon se kur do të zbardhet misteri

18 August 2022, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Ish-prokurori parashikon se kur
Ervis Martinaj

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 foli për vrasjet dhe kriminalitetin në vend.

Gjatë bisedës, Hajdari tha se nga institucionet duhet të ketë bashkëpunim, dhe se sipas tij SPAK është timoni dhe se është ai që udhëheq hetimet.

I ndalur tek rasti i Ervis Martinajt i shpallur i zhdukur nga familjarët, ai tha se shumë shpejt pritet edhe të zbardhet e vërteta.

“Nuk do të jetë shumë e gjatë koha, por do të kuptohet nëse do të jemi përpara një inskenimi, apo larje hesapesh, Nuk ka informacion, por duke parë se si funksionon, bota ka përparuar, ka satelitë, hetime të thelluara. SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje do ta kenë situatën e qartë, nëse ndodhen para një stimulimi apo një ngjarje tjetër.”


Video