Punonjësi i “Megatek” u vra me (pirun), arrestohet 'shoferi' (Emri)

8 March 2023, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Punonjësi i “Megatek” u vra me (pirun), arrestohet

Eduart Dauti, 61-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje në vendin e punës një punonjës të qendrës tregtare “Megatek”.

Policia bën me dije se ngjarja, ka qenë aksidentale. 61-vjeçari ka qenë duke drejtuar një mjet pune në momentin kur ka aksidentuar punonjësin Eduart Dauti, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.


Video