‘Hapa dollapa’, momenti kur trafikantët shqiptarë fshihen nga policia (Foto)

8 March 2023, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Hapa dollapa’, momenti kur trafikantët shqiptarë fshihen
Në foto: Gerald Dosku, Keli Biçaku dhe Bledar Bardhi

Ky është momenti kur tre trafikantë shqiptarë tentojnë të fshihen nga policia angleze. Sipas Daily Mail, ata dolën në çatinë e ‘shtëpisë së barit’, në përpjekje për të mos u kapur nga forcat e rendit.

Por tre shqiptarët u arrestuan pasi u gjetën në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 200 mijë sterlina. Gerald Dosku, 26 vjeç, Keli Biçaku, 35 vjeç dhe Bledar Bardhi dolën sot përpara gjykatës.

Ata u deklaruan fajtorë dhe u dënuan me nga një vit e gjysmë burg. Policia e ndërmori aksionin pasi u njoftua nga banorët e zonës. Ata mbërritën me një specialist droni, që solli edhe pamjet nga skena.



Video