Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Detaje të reja nga aksidenti ku një 32-vjeçar, punonjës i qendrës tregtare “Megatek”, humbi jetën ditën e sotme pas një aksidenti në punë.
Burime për VoxNews thanë se 32-vjeçari Ledjan Dervishi është aksidentuar nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi Eduart Dauti, 62-vjeç.
Fillimisht Dervishi është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Eduart Dauti është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore./VoxNews