Dan Hutra i vrau nusen dhe motrën, Erjon Hysa: Isha duke punuar në skela kur e mora vesh lajmin

7 March 2023, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dan Hutra i vrau nusen dhe motrën, Erjon Hysa: Isha duke punuar në

Pak ditë më parë, Dan Hutra vrau në Paskuqan, Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun, motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij Elena(Alketa) Hysa.

Kur ndodhi ngjarja e rëndë në familjen Hysa ishin vetëm gratë. Erjon Hysa i cili humbi nusen, Hasimen dhe motrën Mevluten ishte duke punuar në Gjermani kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në një intervistë televizive ai ka treguar se si e mësoi lajmin e kobshëm, bashkë me vëllain e tij me të cilin jeton dhe punon në Gjermani.

Gazetari: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.

Gazetari: Ti ku ke qenë?

Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.

Gazetari: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.

Gazetari: Kur kishte folur për herë të fundit me të?

Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.

Gazetari: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?

Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.

Gazetari: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë.

Gazetari: Ke folur ndonjëherë në telefon?

Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.

Gazetari: Përse?

Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi./Klan


Video