Rrahu për vdekje 'hajdutin' që po vidhte pula, lihet në burg studenti nga Kuçova

7 March 2023, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrahu për vdekje 'hajdutin' që po vidhte pula, lihet në
Në foto: Autori Bjorni Shushari dhe viktima Krenar Brisku

22-vjeçari Bjorni Shushari është lënë në arrest me burg pasi rrahu për vdekje 54-vjeçarin Krenar (Lefter) Brisku që po vidhte pula.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit në Kuçovë, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula.

Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar të riun që dhunoi barbarisht 54 vjeçarin. Ndaj tij rëndon vepra penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".

Kush është i riu, student ekonomie, që rrahu për vdekje 54-vjeçarin:

Bjorni Shushari, u la sot në burg nga gjykata në Berat, pasi rrahu 54-vjeçari Krenar Brisku, i cili më pas ndërroi jetë në spital, sepse e kapur duke i vjedhur pulat në banesë.

Shushari vijon studimet për ekonomi-biznes. Mësohet se natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë.

Mësohet se ai ka dëgjuar zhurmën në pjesën e kopshtit dhe ka dalë për të parë se çfarë po ndodh. Në ato momente ka parë 54-vjeçarin i cili ka qenë pranë banesës së tij.

Në ato momente është konfliktuar me të, ndërsa më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ai thotë se Krenar Brisku, ka shkuar në spital vetë.


Video