"Jep dorëheqjen, nëse s’e bën dot", denoncimi në VoxNews ndaj dr...
13 Maj, 16:51Fokus
PD nuk ka zbuluar se cili do të jetë skenari që do të udhëheqë protestën e sotme. Por ajo që dihet është se nuk do të ketë fjalime dhe për këtë arsye nuk është ngritur as podiumi si në protestat e mëparshme.
Burime nga PD thonë protesta do të jetë në formë marshimi.
Protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin para Kryeministrisë dhe do të marshojnë drejt institucioneve.
Por paraprakisht konfirmohet se nuk do të ketë ndalesa pranë Kuvendit apo hedhje të mjeteve piroteknike aty.
Kjo për të mbrojtur besimtarët që në atë kohë sapo kanë mbyllur agjërimin.