U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin

28 Shkurt 2026, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri.

Vete Durim Bami nuk është paraqitur në seancë por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati.

Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi por togat e zeza rrëzuan kërkesën. Organi i akuzës, SPAK përfaqësohej nga Prokurori Altin Dumani.

Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, se klientit te tij po i rrezikohet jeta në burgun 313.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokurorin e SPAK për transferimin e tij në një burg tjetër.


Video