Kapen 350 kilogramë kanabis në doganën e Kakavijës

28 Shkurt 2026, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”. 

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore, ndërsa pritet që blutë të dalin me një deklaratë për rastin.


Video