“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus

Përshkallëzohet protesta në Rrjoll. Banorët e kësaj zone kanë shkuar sërish në vendin ku po ndërtohet resorti nga ndërtuesi Bashkim Ulaj, ndërsa ata pretendojnë se është toka e tyre.
Siç shihet nga pamjet, ka pasur përplasje të ashpra mes banorëve dhe kompanisë private të sigurisë, të cilët kanë dhunuar brutalisht protestuesit.
Në disa momente shfaqet policia private duke dhunuar me shkopa gome nga trupi dhe fytyra protestuesit.
Ndërsa pre e dhunës kanë rënë dhe gratë, të cilat kanë tentuar që të shuarjen ‘gjakrat’. Ndërkohë, banorët njëzëri kanë bërë thirrje të forta; poshtë hajdutë! Kujtojmë se kjo është dita e 27 që banorët e Rrjollit protestojnë.