Policia jep informacion për ekzekutimin në Elbasan

30 Nëntor 2025, 22:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina ku biznesmeni u gjet i vrarë

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, mbrëmjen e sotme në unazën jugore të qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Video