Vrasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet pronari i karburantit (EMRI)

30 Nëntor 2025, 21:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja, Elbasan

Një biznesmen është gjetur i pajetë mbrënjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, biznesmeni Edmond Mëhalla është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të karburantit në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit. Voxnews.al mëson se ai është gjetur i plagosur brenda makinës së tij, dhe ka ndërruar jetë pak çaste më pas.

Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje, ndërsa forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Disa postblloqe janë ngritur në akset kryesore të qytetit.

Lajmi në përditësim...

Vrasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet pronari i karburantit
Pamje nga vendngjarja, Elbasan
Vrasje me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet pronari i karburantit
Pamje nga vendngjarja, Elbasan


Video