Furgoni i OSHEE përplaset me veturën, shpëton mrekullisht nëna me fëmijën

30 Nëntor 2025, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një automjet tip Toyota është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe bllokim të trafikut për rreth 3 kilometra, nga Cerma deri në Pluk.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte si pasagjerë dy fëmijët e saj, ndërsa fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve makina është përplasur nga pas me një furgon të OSHEE, për shkak të mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e Toyota-s. Menjëherë pas përplasjes, automjeti dyshohet se ka shpërthyer në flakë, duke u djegur plotësisht.


Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.


Video