'Po ja, njëqindëshe', dalin përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma

26 September 2022, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Po ja, njëqindëshe', dalin përgjimet që

Mediat kanë publikuar përgjimet ku zbulohet sesi mjeku reanimator Fitim Marku merr ryfshet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun. Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .

Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti -Po sa?

Mjeku -Po ja, njëqindëshe.

Agjenti -100 mijë lekë?

Mjeku -Po.

Agjenti -Ok.

Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti -Ok.


Video